Skandal, nis masakrimi i pyjeve në Gjirokastër
Telnis Skuqi
GJIROKASTËR - Nëpunësi i Komunës së Pogonit, Pandeli Kuro, përdor vazhdimisht frazat “dhimbje”, “shkatërrim”, “papërgjegjshmëri”, “babëzi”, si dhe “masakër mjedisore”, kur më tregon me hollësi se, prej dy javësh një firmë private anonime ka nisur prerjen e drurëve të zjarrit në “Pllajën Hllomo”, në fshatin me të njëjtin emër, rreth 30 km larg Gjirokastrës.
“Më ndihmo të publikoj këtë masakër mjedisore, që po ndodh në fshatin Hllomo, pasi drejtuesit e institucionit rajonale, por edhe Prefektura e Qarkut të Gjirokastrës janë krejtësisht të papërgjegjshëm”, më lutet Kuro.
Sipas tij, në fshatin Hllomo, një firmë private, në kundërshtim me urdhërin e Ministrisë së Mjedisit, që ndalon kategorikisht prej datës 1 prill deri në 1 maj prerjen e pyejeve, ka nisur të masakrojë pyllin e Hllomos.
“Këta dinë vetëm të shkatërrojnë, sidomos ‘rilindasit”, të cilët sapo kanë ardhur në pushtet janë bërë të babëzitur”, thotë Kuro, i cili akuzon drejtpërdrejt përfaqësuesit lokalë të Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI).
Kuro nënvizon se, pylli i Hllomos është një zonë e mbrojtur dhe prerja e drurëve bëhet vetëm me pëlqimin e Ministrisë së Mjedisit.
“Nuk besoj se, Drejtoria Rajonale e Mjedisit (DRM) nuk është i informuar për këtë masakër mjedisore, pasi personalisht, por edhe si nëpunës i pushtetit vendor, i kam njoftuar zyrtarisht institucionet rajonale”, thekson Kuro.
Më tej, Kuro tregon peripecitë që ka përjetuar gjatë këtyre dy javëve.
“Çdo ditë, pothuajse, zbres në qytet për të takuar drejtuesit e institucioneve rajonale, por deri tani ata kanë heshtur”, rrëfen Kuro, ndërsa shton se si për ironi të fatin të gjithë të emëruarit vijnë nga LSI-ja.
“Prefektura, mjedisi, si dhe Drejtoria e Pyjeve drejtohen nga LSI-ja. Tani mendo se si mund të zgjidhet një problem”, pyet me habi Kuro.
Për të, “Pllaja Hllomo” është një zonë e mbrojtur me një vendim të institucionit të Prefekturës së Qarkut të Gjirokastrës, qysh në vitin 2006.
Për të prerë dru zjarri në këtë zonë të pyllëzuar duhet të paktën dy vendime, njëra nga Drejtoria Rajonale e Mjedisit, si dhe një vendim i Këshillit të Komunës.
“Prefektura e Qarkut të Gjirokastrës ka të drejtën e vetos, por deri tani më rezulton se asnjë nga këto tre institucionet nuk ka autorizuar firmën private të ndërmarrë një fushatë shkatërrimi prej 80 hektarësh”, specifikon Kuro.
“Më dhimbset kur shikoj se si këputen një nga një pemët në “Pllajën Hllomo” dhe askush nuk e ndalon këtë masakër”, shton ai.
“Vetëm policia lokale i është përgjigjur kërkesës sime, por ndien të pafuqishëm, pasi, pas drurëve të prerë fshihen persona me pushtet”, vijon Kuro.
Lidhur me këtë skandal, kryekomunari Thanas Qiro, nuk ka pranuar të intervistohet, pavarësisht se është telefonuar disa herë nga gazetari investigativ.

Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου